Policia u prish planet shqiptarëve, prodhuan 110 litra raki në burg për të festuar Vitin e Ri
Policia greke ka bastisur ditën e sotme në një kontroll blic disa qeli në burgun e Koridalos, të njohur si më famëkeqët në vendin fqinj.

Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar një numër të madh mjetesh të ndaluara, duke filluar nga rakia deri të shufrat e hekurit.

Mediat shkruajnë në burgun ku vuajnë dënimin me qindra shqiptarë, u sekuestruan 110 litra raki të prodhuar në kushte artizanale.

Po kështu u sekuestruan shufra hekuri, kuti çipsash për lojë pokeri, një shpatë si edhe materiale të tjerë të ndaluara, përfshi edhe disa televizorë.

Kontrolli erdhi pasi sinjalizimit se të burgosurit do të festonin natën e ndërrimit të viteve me alkool dhe poker.
Shtuar më 24/12/2020, ora 17:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori