“Policia u merr kartat e identitetit qytetarëve që duan të kalojnë” (VIDEO)
Edhe pse Policia e Shtetit nuk i ka dhënë leje opozitës për protestë, masaj janë marrë që në mëngjes.

Zona përballë Parlamentit është blinduar nga policia ndërkohë që mësohet se janë të paktën 1000 efektivë policie në gatishmëri.

Skelat dhe hekurat ndajnë kordonin e policisë nga qytetarët ndërkohë që PD denoncon me video se qytetaret nuk lejohen te levizin lirshem ne rruget e kryeqytetit.

“Qindra forca policie mbajne te rrethuar pedonalen mes Galerise se Arteve dhe Ministrise se Brendshme. Policia u merr kartat e identitetit qytetare qe kerkojne te kalojne ne kete rruge”- denoncon PD-ja. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 08:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori