Policia u bën "zbor" të fortëve që xhirojnë makinat në Tiranë
Shumë syresh e përdorin makinën për të treguar prezencën e tyre në shoqëri duke u rënë më qafë pjesës tjetër, por këto shfaqje duket se do të minimizohen në zona të caktuara të Tiranë kue dhe fenonemi në fjalë është më problematik.

Policia ka bërë aksion gjatë natës së mbrëmshme në zonën e Unazës së Re duke gjobitur shumë prej "të fortëve" në fjalë

"Duke marre shkase nga shqetesimet e shumta te banoreve te unazes se madhe per zhurmat e mjeteve qe tejkalojne limitet e shpejtesise duke bere gara me shpejtesi ne oret e vona te nates si dhe rrezikun potencial qe paraqesin keta drejtues mjetesh per sigurine rrugore, u organizuan sherbime te perbashketa kontrolli nga Forca “Shqiponja” dhe Policia Rrugore e kryeqytetit me objekt kontrolli garat me shpejtesi, perdorimi i alkoolit, xhamat e erret, posedimi i lendeve narkotike dhe sende te tjera te paligjshme", bën me dije policia.

Shtuar më 08/08/2018, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori