I vuri gjobë biznesmenit? Bulqizaku habit me deklaratën: Kryebashkiku do t’më vrasë

Feruzan Shehu, autori i dyshuar për të shtënat drejtë biznesmenit, Gëzim Balla në Bulqizë, ka thyer heshtjen dhe nga arratia pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Në një lidhje për News 24, Shehu thotë se ai nuk ka pasur konflikt me Ballën, por konfliktin e ka pasur me kreun e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.

Ai pretendon se në momentin që ka ndodhur ngjarja, policia ka qëlluar nëntë herë në drejtim të tij me qëllim për ta vrarë, ndërsa ai ka thënë se nuk ka pasur armë me vete.

Pjesë nga intervista:

Shehu: Dua drejtësi. Unë nuk kam pasur armë. Policia e Bulqizës ka gjuajtur nëntë herë drejt meje ditën e djeshme, për të më vrarë. Rrinë gjithë ditën, pihen e bëhen tapë dhe nuk dinë se ç’bëjnë.

Unë kam ikur, se jam person në kërkim dhe konfliktin nuk e kam me Gëzim Ballën, por me kryetarin e Bashkisë së Bulqizës. Nuk kam pasur armë me vete, këto janë manipulime të kryetarit të Bashkisë së Bulqizës.

Pse nuk vetëdorëzoheni?

Shehu: Për arsye se nuk ka drejtësi, e komandon zoti Alla komisariatin. Unë jam në kërkim prej shtatorit të 2019. I bie me më fut dy çështje, kur se kam bërë një gjë pse të më vihet mua.

Për çfarë jeni në kërkim?

Shehu: Jam në kërkim për plagosje me dashje.

Keni pasur ngatërresë me persona të tjerë?

Shehu: Po, po, me persona të tjerë. Me Ballën nuk kam pasur asnjë konflikt. Do rri i fshehtë sepse nuk më lenë të qetë mua ata, më janë vënë keq./bw


Shtuar 20.06.2020 18:43