Teksa pranë banesës së Fullanit nuk janë parë forca policie, një deklaratë për mediat ka ardhur në këtë drejtim, duke i mëshuar faktit se
policia nuk e ka detyrim ligjor.
Ndonëse guvernatori Ardian Fullani ndodhet në "
arrest shtëpie", ai nuk ruhet nga
policia. Referuar kësaj çështje kanë reaguar edhe uniformat blu, ku nëpërmjet një njoftimi zyrtar sqarojne se janë duke e monitoruar.
Më tej citohet se nuk është për detyrim ligjor tё
vendosё punonjёs policie pranё derёs sё banesёs sё personit ndaj tё cilit gjykata
vendos masёn e
sigurisё “
arrest nё shtёpi”. Në rast se i dyshuari nuk ka respektuar masën e
sigurisë, atëhere do të kryhen veprime proceduriale dhe materialet do t’i kalojnë prokurorisë.
Njoftimi i plotë i policisë
"Sqarim lidhur me lajmin e publikuar nё disa media online, mbi mospraninё e punonjёsve tё policisё tek dera e banesёs sё ish-Guvernatorit tё Bankёs sё Shqipёrisё:
Policia e Tiranes sqaron opinionin publik se Gjykata e Apelit Tiranё nё vendimin e ditёs sё djeshme ka caktuar pёr tё dyshuarin masёn e
sigurisё “
arrest nё shtёpi”.
Nё zbatim tё detyrave tё pёrcaktuara nё aktet ligjore, përkatësisht nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale,
Policia e Shtetit ka marrё masa pёr kontrollimin e respektimit tё urdhrit tё dhёnё nga Gjykata ndaj tё dyshuarit dhe nisur nga rёndёsia e rastit po e monitoron me kujdes.
Sipas akteve normative nё fuqi, nuk ёshtё detyrim ligjor i Policisё sё Shtetit tё
vendosё punonjёs policie pranё derёs sё banesёs sё personit ndaj tё cilit gjykata
vendos masёn e
sigurisё “
arrest nё shtёpi”.
Nё rast se nga shёrbimet e policisё do tё konstatohet se i dyshuari nuk ka respektuar masёn e
sigurisё “
arrest nё shtёpi”, do tё kryhen veprimet proceduriale dhe do i referohen materialet Prokurorisё". /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014,
ora 09:24