Policia shton kontrollin ne zonen malore te Shkupit dhe Kumanoves
Albeu.com
Policia e Maqedonisë ka intensifikuar kontrollin në rajonin e Karadakut të Shkupit dhe Kumanovës. Gjatë ditës së diel, helikopterë të policisë kanë patrulluar gjatë gjithë ditës mbi fshatrat malorë, Brezë, Malinë, Goshincë dhe në kufirin me Kosovën, bën të ditur “Lajm” i Shkupit.Gjithashtu, banorë të këtyre viseve kanë pohuar se janë dëgjuar krisma, por policia mohon të ketë ndonjë incident. “Fluturimet e helikopterëve janë të rregullta, pasi ata duhet të përmbushin një normë të caktuar të orëve që duhet t’i fluturojnë brenda një kohe të caktuar. Sa i përket krismave, nuk kemi të regjistruar ndonjë incident të ndodhur, por mund të jetë ndonjë krismë e zakonshme që shpeshherë ndodhë në këtë rajon”, tha zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Ditëve të fundit është vërejtur prani më e madhe e forcave të policisë edhe në rajonin e Tetovës.
Shtuar më 11/05/2010, ora 11:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori