Policia shqiptare: Dy te vdekur nga aksidenti
Albeu.com
Policia e Shtetit konfirmon se dy persona kane vdekur sot si pasoje e aksidentit qe ndodhi ne ujerat e liqenit te Butrintit, ku nje varke me emigrante klandestine eshte permbysur rreth 60 metra larg bregut.Sipas zedhenesit te policise, Klodian Branko, rreth 20-25 persona kane perdorur dy varka per te kaluar ne anen tjeter te kufirit nga fshati Xare ne Konispol.

Nje prej varkave prej druri eshte permbysur duke shkaktuar mbytjen e Elvira Jahos 22-vjec dhe foshjes se saj 3- muajshe, Klara Jaho.

Policia kufitare ka pikasur aksidentin dhe ka nderhyre, sipas Brankos, per te shpetuar viktimat.

Zedhenesi nuk konfirmoi kerkimin per nje viktime te trete, nderkohe qe burime nga vendngjarja raportojne se polumbaret vijojne operacionin per gjetjen e nje 17-vjecari.

Branko konfirmoi se pas aksidentit 24 persona jane shoqeruar ne polici, mes tyre edhe pronari i varkes Ahmet Bushi dhe nje i dyshuar si organizator, Ilir Meta.

Aktualisht 4 persona ndodhen ne spital, 28-vjecari Dritan Jaho, bashkeshorti i Elvires dhe njekohesisht babai i Klares 3-muajshe.

Po ashtu nen kujdesin e mjekeve ndodhen nje grua shtatzene dhe dy djem te rinj nga Lushnja.



Te mbijetuarit e aksidentit


Skender Uruci, Fier

Elidon Manaj, Fier

Brunilda Manaj, Fier

Gerti Duraj, Fier

Erion Duraj, Fier

Marsida Mita, Lushnje

Elton Mehmeti, Cerrik

Taulant Duraj, Fier

Artan Cobaj, Fier

Sajmir Xhakalili, Mat

Semal Stakoshllari, Lushnje

Valbona Senja, Elbasan

Agim Shermadhi, Elbasan

Indrit Azizaj, Mallakaster

Lavdosh Kuca, Tepelene

Vambaster Gjinushi, Tepelene

Klodian Calliu, Durres

Sokol Mali, Peze Helmes, Tirane

Mariglen Hoxha, Fier
(tch)

Denis Zima, Lushnje
Shtuar më 20/10/2008, ora 05:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori