Policia shpëton gruan e 2 fëmijët, kryefamiljari do i vriste me çekiç e thikë
Një 35 vjeçar shqiptar me banim në Itali tashmë ndodhet në burg, pasi kishte kërcënuar me jetë gruan dhe dy fëmijët e tij të mitur. Falë fqinjëve të cilët kanë lajmëruar policinë, është bërë e mundur neutralizimi i agresorit, i cili edhe i ka kundërshtuar ata.

35 vjeçari mësohet se ka tentuar të vrasë familjarët e tij, teksa mbante një çekiç dhe një thikë në dorë. Shqiptari mësohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, ndërsa pas sherrit dhe përplasjes fizike, ka shkatërruar shtëpinë.

Me një thikë dhe një çekiç në dorë, ai i kërcënonte me jetë dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten e tij. Tashmë bashkëshortja dhe dy fëmijët janë marrë në mbrojtje nga policia, ndërsa 35 vjeçari është transportuar në qeli. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori