Policia shpall në kërkim shefin e Policisë Bashkiake të Shkodrës
Pas përfundimit të protestës së opozitës ditën e djeshme në Tiranës, policia ka nisur shoqërimin e personave të ndryshëm të cilët ishin pjesë e protestës.

Kështu, nje prej tyre për të cilin forcat e policisë po interesohen për të shoqëruar është shefi i policise bashkiake në Shkodër, Anton Hasanpapaj.

Policia ka kryer kontrolle në banesat e disa shtetasve dhe ka shoqëruar në polici 20 persona, duke e çuar numrin e të shoqëruarve në 40, pas shoqërimeve të kryera dje, shkruan FaxWeb.Policia ka kryer shoqërime në disa qytet të vendit.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme policia arrestoi Florenc Hoxhën, ish drejtor i Policisë Bashkiake..
Shtuar më 17/02/2019, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori