Vazhdon me rekordin e zi! Në 24 orë 727 viktima në Itali

Italia po përjeton ditët më të vështira të saj, duke kaluar pikun e pandemisë së COVID-19.

Vetëm sot, në 24 orët e fundit janë shënuar 727 viktima.

Numri total i tyre që nga nisja e pandemisë është, 13 155 ndërsa numri i rasteve pozitive ka arritur në 110 574, duke shënuar 4782 raste më shumë se një ditë më parë.

4035 në terapi intensive, 28 493 në struktura spitalore e 48 134 në kushte shtëpie. /albeu.com/


Shtuar 1.04.2020 16:14