Policia shoqëron 30 persona në Durrës për sigurinë rrugore
Për të rritur rendin dhe sigurinë në vend, policia e Durrësit gjatë një aksioni të ndërmarrë prej ditës së djeshme e që do të vijojë në ditët në vijim, ka bërë të mundur ndalimin e disa shtetasve.

Raportohet se 30 persona janë shoqëruar në komisariate në qytetin e Durrësit, pas një aksioni të ndërmarrë nga policia e këtij qyteti, për të shtuar masat në sigurinë rrugore.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shërbime të përforcuara kanë qenë të përqendruara kryesisht në Shijak dhe Krujë. Nga policia janë shoqëruar 30 persona në komisariate, janë arrestuar në flagrancë 2 persona për përdorim të pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, janë bllokuar 6 mjete për shkak të mungesës së dokumentacionit, si dhe është bllokuar një mjet i blinduar. Ky aksion do të vijojë për të luftuar kriminalitetin si edhe për të rritur rendin e sigurinë në qytet. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2015, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori