Basha ndan mesazhin e Johnson: Veprimet e Putin ngjajnë me ato të Millosheviçit për bashkimin mistik mes Kosovës dhe Serbisë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ndarë në Twitter një video të kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili thotë se veprimet e presidentit rus ndaj Ukrainës ngjajnë me ato të Millosheviçit, i cili kërkonte bashkimin mistik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një nga gjërat më domethënëse mbi atë çfarë po bën Putini, është se sa ngjajnë aktet e tij me ato të Milosheviçit. Të njëjtat budallallëqe që hidheshin për bashkimin mistik mes Kosovës e Serbisë, mes Kievit dhe Moskës. I njëjti agresion. Mos harroni  Milosheviçi vdiq në gjyq.”, thuhetnë postimin e Bashës./albeu.com

 


Shtuar 24.02.2022 22:05