Policia: Shkollat 9-vjeçare, më të rrezikuarat nga droga
Zonat periferike të Tiranës janë edhe zonat më të frekuentuara nga shitësit e drogës në kryeqytet, ndërsa zemra e këtij aktiviteti mbetet ish zona e bllokut.

Shefi i Sektorit kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Tiranë Edmond Hala jep alarmin për shkollat 9-vjeçare , ku nxenësit janë viktimat më të mëdha të trafikantëve.
Ndërsa shton se policia e kryeqytetit po bashkëpunon me institucionet arsimore për identifikimin e tregtarëve të drogës.

Policia e Tiranës gjatë muajve të fundit ka pasur edhe një beteje ligjore, atë të evidentimit dhe sekustrimit të pronave që kanë sigurinë trafikun e drogës.
Sipas shefit të Sektorit kundër Nakotikëve dhe Trafiqeve deri tani janë dërguar në prokurori 13 procedime dhe të tjera janë në hetim.

"Nëse do të ktheshim pas për këtë vit pa modesti ky sektor ka pasur edhe arritje dhe suksese në goditjen kundër trafikut të drogës. Pasi vetëm nga ky sektor në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit janë zhvilluar 27 operacione janë sekuestruar 717 kg drogë të llojeve të ndryshme", është shprehur ai./albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori