Policia, shkolla dhe gjykata: Si u infektua sot Elbasani
4 prej rasteve të shënuara sot në Elbasan, janë punonjëse të Gjykatës së shkallës së parë.

Katër të prekurat në gjykatën e Elbasanit janë kancelarja, përgjegjësja e zyrës me qytetarët dhe 2 sekretare.

Nesër pritet që gjykata e Elbasanit të mbyllet deri në marrjen e tamponit të gjithë trupës, teksa 3 gjyqtarë janë karantinuar pas zbulimit të 4 rasteve të sotme.

Mes 14 rasteve që u zbuluan sot në Elbasan, 8 ishin mësues, 2 punonjës të Drejtorisë së Policisë në Elbasan dhe 4 punonjëse të gjykatës duke u përhapur frikshëm në institucione.


Shtuar më 18/10/2020, ora 21:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori