Policia shkatërron bandën e drogës në Tiranë, arrestohen 5 shtetas
Ditën e djeshme policia e Tiranës ka realizuar një operacion antidrogë, duke vënë në pranga 5 trafikantë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se operacioni i koduar “Qelqi”, ka sekuestruar 30 kg kanabis sativa dhe një armë pa leje e llojit “Shotgun”.

Operacioni ishte koduar me emrin “Qelqi”. Sipas njoftimit të Policisë, janë sekuestruar 30 kg kanabis sativa dhe një armë pa leje e llojit “Shotgun”.

Të arrestuarit janë:

– Ilir Zyberi (Avdillari), 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

– Fabian Zyberi (Avdillari), 20 vjeç, banues në Tiranë.

-Gentian Boci, 32 vjeç, banues në Tiranë.

– Odisjen Sakollari, 24 vjeç, banues në Tiranë.

– D. A., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen se kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sattiva” drejt personave të ndryshëm në zonën e Kombinatit ,Yzberishtit dhe Kasharit.

Për këta shtetas kishte informacione policore se posedonin një sasi të konsiderueshme me lënde narkotike të llojit Cannabis Sattiva dhe këtë sasi e mbanin të fshehur në banesën e shtetasit Ilir Zyberi , ku më pas do të bënin dhe shitjen e saj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ilir Zyberi është bërë neutralizimi dhe prangosja në flagrancë e shtetasve të sipërshënuar të cilët po organizonin shitjen e lëndës së dyshuar .

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar:

– 5 (pesë) thasë me forma dhe permasa të ndryshme me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
– 1 armë e llojit “SHOTGUN”
– 3 telefona celular
– 1 palë pranga
– 1 thikë./albeu.com/

Shtuar më 12/02/2017, ora 09:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori