Policia sekuestron 4 çanta me drogë Hanin e Hotit, në kërkim poseduesit
Policia kufitare e Shkodrës bën me dije se ka sekuestruar 4 çanta me 66 kilogram lëndë e dyshuar kanabis sativa në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër dhe nga shërbimet e D.V.P-Shkodër në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë të Grupit të Lëvizshëm Operacional (GLO), në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike kanë evidentuar dhe goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ushtruan kontroll në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 çanta me 66 kilogram kanabis.

Vijon puna për identifikimit dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”./albeu.com/

Shtuar më 02/03/2017, ora 11:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori