Policia sekuestron 248 kg kanabis në dy operacione
Një sasi prej 248 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga dy operacione të policisë. Sasia prej 156 kg është kapur në makinën e një personi grek i cili po kalonte nga Shqipëria për në Greqi në kufirin shqiptaro-grek mes Konsipolit dhe Iguimenicës.

Droga është gjetur në kabinën e pasagjerit dhe në bagazh. Sipas policisë destinacioni i drogës ishte Athina. Ndërkohë që nga një tjetër operacion të organizuar nga policia e Vlorës është sekuestruar një sasi prej 192 kg kanabis në fshatin Gjormë ndërsa janë arrestuar poseduesit e saj Demir Selamajn dhe Ritvan Coben. Droga ishte futur në 21 thasë. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2012, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori