Policia sekuestron 22 makina të vjedhura
Pëlqej
Në kuadër të operacionit, “Eurocar – Albania”, policia ka arritur të sekuestrojë 22 makina të vjedhura dhe 2 motiçikleta. Operacioni është kryer në të gjitha qarqet e vendit ku në 8 prej tyre janë sekuestruar makinat e vjedhura jashtë vendit.

Policia njofton se është proceduar penalisht për veprën penale të “trafikimit të mjeteve motorike” një shtetas italian, i cili rezulton të ketë trafikuar një mjet në vendin tonë.

Të dhëna

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë 3 automjete
Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës 4 automjete
Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë 4 automjete
Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër 1 automjet
Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan 2 automjete
Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë 6 automjete
Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier 3 automjete
Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër 1 automjet
Nga verifikimet e kryera në sistemin e Interpolit, automjetet e bllokuara rezultonin të vjedhura në vende të ndryshme, përkatësisht:
Itali 13 automjete
Angli 2 automjete
Belgjikë 1 automjet
Zvicër 1 automjet
Serbi 1 automjet
Bullgari 2 automjete
Bosnje-Hercegovinë 1 automjet
Greqi 1 automjet
Hungari 1 automjet
Belgjikë 1 automjet
Shtuar më 02/10/2013, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori