E FUNDIT/ Ky është vendimi i CR7 për ndeshjen ndaj Barcelonës
Policia refuzon kërkesën për protesta para kryeministrisë, arsyeja do t’ju habisë

Ndërkohë që opozita sot është në ditën e 29 të protestës para kryeministrisë, asnjë grup tjetër qytetar nuk mund të protestojë në këtë hapsirë publike.

Kjo është përgjigja Drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ndaj një grupi protestuesish që me 16 Mars donin të zhvillonin një protestë para kryemistrisë kundër rritjes së çmimit të naftës.

“Vendosa të mos miratoj lejën për zhvillimin e protestave të kërkuara nga ana juaj në datën 16-17-18 Mars 2017, pasi prej datës 18 shkurt 2017, Policia e Shtetit në zonën rreth kryeministrisë ka krijuar zonë sigurie për sigurimin kombëtar, sigurimin publik, mbrojtjen e objekteve të rëndësishme shtetërore dhe private si dhe mbarëvajtjen e protestës së subjektit të Partisë Demokratike.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë shpreh angazhimin e saj për garantimin e zhvillimit normal të protestës tuaj në një vend tjetër”, – shkruan në përgjigjen e tij Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.

Më herët, një grupim qytetarësh të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale vendosën të protestonin para godinës së kryeministrisë për uljen e çmimit të naftës, pra për një çështje tërësisht jo-politike./albeu.com/

Shtuar më 17/03/2017, ora 15:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori