Policia reagon për ekzekutimin e 23-vjeçarit: Të rinjtë ishin në makinë
Policia e Elbasanit ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë një 23-vjeçar dhe u plagos një tjeter. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim.


Burime nga policia thonë se “në drejtim të një mjeti është qëlluar me armē zjarri në rrethana ende të paqarta. Si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: Andi Zylyfi, rreth 23 vjec dhe Albert Uruçi, 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi A.Z., ka ndëruar jetë.


Shërbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit.


Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grup i FNSH-së si dhe Specialistë të Drepartamentit të Policisë Kriminale.

“Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shtuar më 13/12/2019, ora 20:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori