Policia procedon penalisht 563 persona, shkak ndërtimet pa leje
Pëlqej
Policia ka proceduar penalisht 563 shtetas, referuar ndërtimeve pa leje. Në kuadër te masave kundër krimit mjedisor dhe ndërtimeve pa leje, Policia e Shtetit bën të ditur se në të gjithë vendin janë evidentuar 560 raste të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proceduar penalisht 563 shtetas.

Referuar deklaratës në fjalë, policia shpjegon se “për 40 shtetas, të cilët kryesisht janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit është marrë masa e arrestit në flagrancë. Sakaq, 508 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 15 shtetas janë shpallur në kërkim”.

“Në çdo rast të konstatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit, janë kryer veprimet procedurale përkatëse, duke bërë edhe pezullimin e punimeve në objektin e ndërtuar në mënyrë abuzive.

Zbatimi i masave të posaçme do të vijojë me vendosmëri nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përmes kontrollit të territorit, grumbullimit të informacioneve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin, me synim parandalimin e goditjen e krimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori