Policia procedon penalisht 448 shtetas për ndërtimet pa leje
Pëlqej
Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të misionit, detyrave institucionale dhe prioriteteve të vendosura, kanë vijuar zbatimin e masave të posaçme të ndërmarra kundër krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve pa leje.

Në kuadër të këtyre masave prej nisjes së këtij aksioni policia bën të ditur se janë evidentuar 444 raste, për të cilat janë proceduar penalisht 448 persona.Gjatë ditës së djeshme, nga strukturat e policisë janë proceduar penalisht 32 persona, të cilët nga verifikimet e kryera, janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte në mënyrë të paligjshme, në 1 rast është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Rastet e evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe nga fillimi i aksionit
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 113 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 113 persona, nga të cilët 9 janë arrestuar në flagrancë, 96 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 6 shtetas janë shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë evidentuar 61 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 62 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 56 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë, ndërkohë në një rast po punohet për identifikimin e pronarit të objektit.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 60 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 60 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 58 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 39 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 40 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar në flagrancë, 34 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 20 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 20 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 19 ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 20 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 20 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 17 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 11 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 11 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar dhe 8 ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 13 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 13 shtetas.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 31 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 31 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 42 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 42 persona, nga të cilët 8 janë arrestuar, 33 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 25 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 26 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 9 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 10 persona, nga të cilët 7 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Shtuar më 04/09/2014, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori