Policia procedon në gjendje të lirë Enno Bozdon
Pas dhunës në protestën e djeshme të opozitës, Policia e Tiranës ka proceduar 10 persona dhe ka nën hetim disa të tjerë. Mes organizatorëve janë Enno Bozdo dhe Besim Ndregjoni, i cili bëri thirrje për shembjen e bunkerit te Ministria e Brendshme. Nisur nga kjo situatë, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së pare Tiranë, e cila udhëzoi dhe drejtoi veprimet, ka nisur procedim penal për organizatorët e këtij tubimi:

– Enno Bozdo, 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizim dhe pjesemarrje në grumbullime, manifestime të paligjishme”, (Neni 262 i K.Penal)
– Besim Ndregjoni, 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Thirrje publike për kryerjen e veprimeve te dhunshme”, (Neni 223 i K.penal)
– I.V, 41 vjeç, banues në Tiranë, për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit te rendit publik", (Neni 242 i K.Penal)

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë këta shtetas për veprat penale: “Shkatërrim prone”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë rendit”, “Prishje e qetësise publike”:

– Aurel Filaji, 23 vjeç, banues në Tiranë
– Suzana Dimushi, 37 vjeç, banues në Tiranë
– Xhulian Calai, 23 vjeç, banues në Durrës
– Arben Hajdari, 43 vjeç, banues në Tiranë
– Andi Kuka, 22 vjeç, banues në Tiranë

Ndërkohë janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë rendit publik”, “Prishje e qetësise publike”:
– F.L, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
– G. Gj, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Nga ana e Prokurorisë dhe policisë është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i provave materiale, sekuestrimi i pamjeve filmike dhe vazhdon puna hetimore për dokumentimin e plotë dhe vënien para drejtësisë të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje. /albeu.com/



Shtuar më 09/12/2015, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori