Policia private terror gjatë natës ndaj studentëve të Juridikut (VIDEO)
Studentët e Ekonomikut dhe të Juridikut janë ngujuar në fakultetet përkatëse që prej mëngjesit të djeshëm.

Ata kishin bllokuar hollin dhe derën e jashtme, ndërsa u shprehen të vendosur të qëndrojnë deri të dielën brenda fakultetit.

“Do vazhdojmë protestën edhe në orët në vijim. Duhet të shtyhet sezoni dhe të gjitha orët e humbura duhet të përsëriten. Protesta ka dhënë prova të qarta për rezistencë. Çdo pagesë të bëhet sipas shtresës ekonomike”- thotë një student.

Por ndërsa studentet e Fakultetit të Drejësisë dhe ata të Ekonomikut protestoni në këtë mënyrë policia dhe rojet private janë munduar gjatë natës t’i nxjerrin me forcë.

Pas përplasjes në orët e vona të mbrëmjes së djeshme edhe mëngjesin e sotëm studentët janë konfrontuar fizikisht me rojet në Fakultetin e Drejtësisë.

Këta të fundit me urdhër nga lart kanë tentuar që të zhbllokojnë dyert e Fakultetit po kanë ndeshur në rezistencën dhe në qëndresën e studentëve. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2019, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori