Policia prangos tre shtetas, akuzohen për vjedhje banesash
Pëlqej
Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh në banesa. Bëhet fjalë për shtetasit Emirjon Nikja, 18 vjeç, Aleks Baja, 38 vjeç dhe Alfred Hamiti, 44 vjeç.

Këta shtetas, në kohë dhe vende të ndryshme, dyshohet se janë autor të vjedhjes së pjesëve të këmbimit të shumë automjeteve. Nga ana e policisë është provuar autorësia e vjedhjes në 7 shtator gjatë natës në rrugën “Josif Pashko”; në 6 shtator në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në 14 shtator në vendin e quajtur rruga “Dritan Hoxha” kanë vjedhur baterinë në automjetin me targa TR 2637 M. Jo vetem kaq, por në 8 shtator gjatë natës në "Rrugën e Shkodrës" kane vjedhur tek një kompleks banimi dhe në fund të muajit gusht, në rrugën “Jezerca” është vjedhur me thyerje banesa e një shtetaseje. /albeu.com/

Shtuar më 15/09/2014, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori