"Policia po i thoshte dorëzohu, pastaj qëlluan": Publikohen pamje nga operacioni në Lezhë (VIDEO)
Paraditen e sotme pranë nënstacionit elektrik në Lezhë janë dëgjuar të shtëna armësh.

Mësohet se policia ishte në ndjekje të një personi në kërkim.

Një banore e zonës tregon se ka parë një person të vraponte pasi policia ishte në ndjekje të tij.

“I thoshin dorëzohu këtij personi që po ndiqnin. Policia hyri në oborr. Policia gjuajti me armë, i thoshte dorëzohu”.

Personi ne kerkim ka mundur te largohet, ndersa ne zone jane vendosur dhjetra efektive duke bere krehje por pa mundur ta neutralizojne

Oficeri i policise i ka bere thirrje qe te dorezohet, por qe eshte ndeshur me kundershtine e personit te shpallur ne kerkim, emri i te cilit ende nuk eshte bere i ditur.


Shtuar më 11/11/2019, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori