"Vdiq gardisti i Ramës!" Reagon policia
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me denoncimet e qytetarit dixhital duke i marrë si të mirëqena.

Berisha shkroi se një nga bodigardët e kryeministrit Edi Rama ka ndërruar jetë dhe tjetri është në gjendje të rëndë.

Ish-kryeministri e lidh këtë me incidentin që ndodhi në Librazhd ku eskorta e kryeministrit u sulmua nga protestuesit dhe në përpjekje për të devijuar rrugë preku një nga bodigardët që po vraponte pranë makinës.

Berisha u ka bërë thirrje mediave të hetojnë këtë çështje që në fakt rezulton e gjitha një sajesë.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së shtetit konfirmojnë për newsbomb.al se nuk ka asnjë të vërtetë në këtë lajm që si gjithmonë ka nisur të shpërndahet me shpëjtësi nëpër portale.

Të njëjtat burime thonë se nuk ka pasur kurrfarë problemi për jetën dhe shëndetin e truprojeve të Kryeministrit gjatë veprimtarisë së zhvilluar në Librazhd, apo në qarqet e tjera të vendit gjatë këtyre ditëve.
Shtuar më 15/06/2019, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori