Policia pengon protestën kundër Bollanos
Vasil Bollano
Policia nuk lejoi të dielën protestën e banorëve të Orikumit dhe të Dukatit në Vlorë të cilët kishin paralajmëruar shprehjen e kundërshtimit në Himarë kundër kryetarit të bashkisë Vasil Bollano.

Shumë banorë nga zona e Dukatit në Vlorë të cilët ishin nisur drejt Himarës për të zhvilluar një protestë kundër kryetarit të Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, janë bllokuar nga policia.

Kështu njoftojnë burimet e Portalit Albeu nga Vlora, ndërsa theksojnë se kjo protestë u mbyll në “Qafën e Llogarasë”. Marshimi paqësorë i banorëve të komunave të bregdetit ka ardhur si reagim ndaj qëndrimeve të kryebashkiakut të Himarës Vasil Bollano, pasi në faqen zyrtare të Bashkisë së Himarës është shkruar se Dukati, Tragjasi, Radhima, Orikumi si dhe 30 fshatra të tjera të Labërisë janë me ndërgjegje kombëtare greke.

Më tej, protestuesit janë shprehur të bindur se protestat e tyre nuk do të ndalen këtu dhe se do të vijojnë me te njëjtën intesitet në ditët në vijim. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2011, ora 15:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori