Policia parandalon vrasjen në Tiranë, arrestohen 2 persona
Efektivët e policisë së Tiranës kanë bërë të mundur parandalimin e një vrasje në kryeqytet. Në një dalje për shtyp zëdhënësja e policise bëri të ditur se një konflikt i nisur në ambientet e një taverne mbrëmjen e së shtunës ka degjeneruar në përdorimin e armëve rrugëve të Tiranës.

Sipas zëdhënëses zanafilla e ngjarjes ka nisur në ambientet e një taverne me muzike live, e ndodhur në rrugën e Barrikadave, ku dy autorët janë grindur për motive të çastit me tre shtetas të tjerë, të cilët pas këtij konflikti nën shoqërinë edhe dy shtetaseve, kanë qëlluar me armë zjarri pistolete me qëllim vrasjen e tre shtetasve të ndodhur në tavernë.


"Shtetasit e sipër cituar më pas, janë larguar nga taverna me automjetin tip benz me targa AA 488 AM, ku në afërsi të Xhamllikut Tiranë kanë qëlluar përsëri me armë zjarri", sqaroi më tej zëdhënësja.

Lidhur me këtë rast blutë ka vënë në pranga autorët e ngjarjes, përkatësisht shtetasit Erald Mustafa 26 vjeç, banues në Durrës dhe Markeljan Jaholli, 27 vjeç, banues në Sukth Durrës, të dy persona me precedent të mëparshëm penalë.

Gjatë kontrollit të ushtruar policia sekuestroi edhe dy armë zjarri të tipeve skospion dhe taurus, një sasi lëndë narkotike, automjetin luksoz tip benz si dhe një sërë telefonash celular.

Po kështu ka filluar procedimi penal edhe për shtetaset shoqëruese në mjet , Gabriela Kalaj, 22 vjeç dhe Brunilda Jaholli, 25 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2012, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori