Në sajë të operacionit të koduar "Porti", uniformat blu të Elbasanit kanë parandaluar trafikimin e një vajze të re drejt Italisë. Në pranga ka përfunduar një 55 vjeçar, i cili ka
tentuar që ti japë rryshfet një punonjëse policie për të kaluar 23 vjeçaren jashtë shtetit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është finalizuar me sukses ky operacion, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi Shkëlqim Sharra, 55 vjeç.
55-vjeçari gjatë periudhës dhjetor 2014-janar 2015, në bashkëpunim me F.P., 34 vjeç nga Gramshi, kanë
tentuar të trafikojnë dhe shfrytëzojnë për prostitucion në
Itali B.B, 23 vjeçe nga Cërriku. Ata kanë
tentuar t’i japin rryshfet punonjëses së policisë në portin e Durrësit, për të kaluar 23-vjeçaren jashtë shtetit.
Mbi 55-vjeçarin rëndon akuza e trafikimit të
personave të kryer në bashkëpunim, me qëllim shfrytëzim prostitucioni dhe korrupsion aktiv i
personave që ushtrojnë funksione publike. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2015,
ora 14:19