Një
vrasje është parandaluar nga ana e policisë, teksa lidhur me këtë ngjarje në pranga është vënë një 32 vjeçar, i cili kishte kërcënuar me armë bashkëfshatarin e tij në një
lokal. Uniformat blu të Korçës kanë vënë në pranga një 32 vjeçar, pasi pas një sherri në
lokal, ka kërcënuar me armë për
vrasje bashkëfshatarin e tij.
“U arrestua Klodjan Karaxhuku, 32 vjeç, banues në fshatin Tren- Devoll. Arrestimi i tij u bë sepse ky shtetas, në një
lokal të fshatit Tren, të rrethit Devoll, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta me shtetasin D.P, 29 vjeç, banues në Tren, ka kërcënuar për
vrasje këtë të fundit me armë zjarri”, bën me dije policia.
Ndërhyrja e shokëve të tjerë që kanë qënë së bashku me te, si edhe ndërhyrja në kohë e policisë, ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 1 automatik model 56. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2015,
ora 09:45