Policia parandalon krimin, arrestohen dy të rinj në Vlorë
Dy persona janë arrestuar në flagrancë se kanë kanosur njëri-tjetrin, për motive pronësie. Tw arrestuarit janë Klevis Deliaj, 22 vjeç dhe Genci Deliaj, 40 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Klevis Deliaj, është arrestuar pasi mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:00, në lagjen "Ujë i Ftohtë" pas një konflikti për motive pronësie, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri Pistoletë tip "Lunger", shtetasin A.D., 52 vjeç, duke qëlluar një herë në ajër.

Policia bwn me dije se është arrestuar edhe Genci Deliaj, gjatë konfliktit të mësipërm, dyshohet se i ka marrë nga dora shtetasit Klevis Deliaj armën e zjarrit duke kanosur kështu shtetasin J.D., 27 vjeç, banues në Vlorë, po për motive pronësie.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë tip "Lunger" dhe një krehër me 5 fishekë të kalibrit 9 mm. /Albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori