Policia: Opozita do të hedhë sërish flakë, do t'i dënojmë me forcë (VIDEO)
Ministria e Brendshme ka bërë thirrje për qetësi gjatë protestës së sotme të opozitës. Zv.ministri Besfort Lamallari deklaroi pak minuta më parë se kanë informacione se protestuesit kanë përgatitur sërish koktaile molotov që do t'i hedhin drejt institucioneve shtetërore.

"Ashtu siç bënë herën e fundit duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, pritet të veprojnë edhe në këtë marshim me bomba molotov sipas informacioneve tona. I bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bëhen palë dhe të bashkëpunojnë me policinë", tha Lamallari.

Opozita pritet të zhvillojë protestën e radhës sot duke njoftuar se do të jetë në formën e një marshimi. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2019, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori