Policia nxjerr "vrasësit të sigurisë së jetës" në rrugë (VIDEO)
"Kujdes! Pamjet që do shihni, janë të rrezikshme dhe nuk duhet në asnjë mënyre të manifestohen gjatë drejtimit të mjetit."

Ky është alarmi që ka përcjellë sot, Policia e Shtetit, duke paralajmëruar se nga kjo kategori, shumë qytetarë, rrezikojnë jetën e tyre për shkak të papërgjegjshmërisë, pakujdesisë, luksit të automjetit apo “Trimërisë” që karakterizon këta shoferë.

Policia thekson se këta janë as më pak as më shumë, por “vrasës të sigurisë së jetës në rrugë” dhe njëkohësisht, modeli më i shëmtuar për sjelljen në raport me automjetin, rrugën, dhe sigurinë e përbashkët, për të cilën duhet mund dhe investim nga të gjithë ne, për ta përmirësuar dhe jo për ta rrënuar me skena të tilla që gjenerojnë pasiguri apo më shumë se kaq."

Shtuar më 10/03/2019, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori