Dy shqiptarë kapen me drogë në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se ka arrestuar dje dy shtetas të Shqipërisë, nga Durrësi pasi u kapën në Kërçovë me drogë – marihuanë.

“Më datë 14.01.2022 në ora 20.40 në DPB Kërçovë janë arrestuar N.H.(27) dhe D.E.(25), që të dy nga Durrësi, Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të veturës “audi”, me targa të Shqipërisë, me të cilën kanë udhëtuar, policët kanë gjetur dhe marrë marihuanë”, qëndron në njoftim.

Ndaj tyre do të vijojë kallëzim përkatës.


Shtuar 15.01.2022 22:46