Prag ndeshja me Interin, Ancelotti: Duam të arrijmë deri në finale

Gjiganti spanjoll do përballet me Interin, ndeshje që vendos cila skuadër do sigurojë kualifikimin si lider në fazën tjetër.

Ancelotti ka folur për disa situata para këtij derbi interesant, ndërsa lavdëroi edhe Interin.

Trofeu i Ligës së Kampionëve për herë të 14-të: “Nuk mendoj shumë. Jam i fokusuar të përgatitemi mirë për ndeshje. Nesër luajmë ndaj një skuadre të fortë, është ndeshje e Ligës së Kampionëve dhe duam fitore. Arritja deri në fund të garës është e vështirë, por ky është qëllimi. Për ta fituar, duhet të arrish deri në finale njëherë”.

Favorit për Ligën e Kampionëve: “Nuk mund të them nëse Madrid është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve ose jo, por do garojmë ndaj çdo skuadre. Nëse dëshiron të fitosh këtë garë, duhet të mposhtës më të mirin. Nëse është qëllimi të arrish deri në finale, duhet të mposhtet skuadrat e forta”.

Militao dhe Alaba: “Militao është më i fokusuar në pozitën e qendërmbrojtësit. Shkon shumë mirë lartë dhe poshtë dhe është shumë i fortë në rastet një kundër një. Me Alaba, është përmirësuar shumë në mënyrën e mbrojtjes pranë të tjerëve”.

Ndeshja e radhës ndaj Interit: “Është ndeshje e rëndësishme për ne. Luajmë ndaj një skuadre të fortë që është duke ia dal mirë dhe luan futboll të bukur. Duam pozitën e parë dhe kjo është e rëndësishme dhe luajmë në stadiumin para tifozëve. Do jetë ndeshje interesante”.

Atletico: “Prioritet për ne është kundër Interit, jo Atletico Madrid”.

Alaba: “Alaba është lojtar i mençur dhe prandaj është adaptuar shumë mirë. Donte të luante për skuadrën dhe është duke ia dal mirë. Andaj edhe është kombinuar me pjesën tjetër të mbrojtësve”.

Brozovic: “Brozovic është një ndër lojtarët kyç, por jo i vetmi. Si mund të bllokohet? Duhet të fokusohemi në fazën defensivë dhe ofensive”.

Ndërkohë, përballja mes Realit dhe Interit zhvillohet nesër në orën 21:00.


Shtuar 6.12.2021 14:04