Policia në këmbë gjatë gjithë natës, arrestohen 22 shoferë (VIDEO)
Per policinë e Shtetit nuk ka pushim gjatë fundjavës. Sipas informacioneve nga patrullimet në rrugë janë arrestuar 22 shtetas në flagracë.

Të arrestuarit kanë rezultuar se drejtonin mjetin në gjendje të dehur duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Njoftimi i plotë:

Edhe pse javë pas jave, patrullimet dhe monitorimet me përzgjedhje, të rrugorëve të kryeqytetit konstatojnë dhe procedojnë penalisht dhe administrativisht, shumë drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit, përsëri mbetet shqetësuese po aq dhe e rrezikshme, numri i personave që konstatohen duke drejtuar mjetet nën efektet e alkoolit.

Nga verifikimet e kryera, në sajë të përdorimit të paisjeve speciale, si radar dhe alkoolmatës, gjatë fundjavës janë evidentuar dhe :

• arrestuar në kushtet e flagrancës 22 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilët 19 në gjëndje të dehur dhe 3 të papajisur me leje drejtimi.

• pezulluar 106 leje drejtimi, nga të cilat 59 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 36 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 11 për shkelje të tjera të ndryshme.

• proceduar administrativisht 23 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.

• proceduar administrativisht 15 drejtues mjetesh për xhama të errësuar.

• ndaluar administrativisht 28 mjete për detyrime administrative të pashlyera.

• si dhe janë vendosur 3561 masa të tjera administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Duke ju uruar një javë të mbarë dhe të sigurtë, mbetemi te angazhuar me të gjitha burimet njerëzore në funksion të sigurisë rrugore.
Shtuar më 04/03/2019, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori