Policia në aksion, kapen burrat që rrahin gratë
Policia ka nisur aksionin për të ndaluar rastet e dhunës në familje si dhe për të vënë para drejtësisë autorët.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit policia e Tiranës arreston 3 shtetas për veprën penale "Dhunë në familje".

Konkretisht janë arrestuar për veprën penale të "Dhunë në familje", shtetasit:

- Selman Murati, 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases L.M., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.

- Serjan Gojani, 25 vjeç, banues në Kasallë ( Kamëz ), pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së motrës së tij, shtetases A.P., 32 vjeçe, banuese në Kasallë ( Kamëz ).

- Albert Ismaili, 42 vjeç, banues në fshatin Picar - Vorë, pasi ka kanosur me jetë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases Dh.I., 35 vjeçe, banuese në fshtain Picar - Vorë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale " Dhunë në familje " parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori