Policia ndaloi ne Qafe Thane Agron Haradinaj
Albeu.com
Në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë është ndaluar Agron Haradinaj, kusheriri i kreut të AAK-së Ramush Haradinaj. Haradinaj është ndaluar në pikën e kalimit kufitar rreth mesditës, derisa po kalonte kufirin e Maqedonisë.
Sic njoftoi agjencia e lajmeve INA, shtetasi i Kosovës, Agron Haradinaj është ndaluar me pretekstin se kërkohet nga Gjykata Themelore e Ohrit, për sqarime rreth një aksidenti komunikacioni. Burime nga pika kufitare Qafë Thanë kanë bërë të ditur se Haradinaj është dërguar në drejtim të Ohrit, ndërsa priten hollësi nga SPB e Ohrit lidhur me ndalimin e shtetasit të Kosovës.
Shtuar më 03/05/2010, ora 22:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori