Policia, masa sigurie në çdo pikë kufitare për sezonin turistik
Pëlqej
Policia e Shtetit paraqiti këtë të shtunë planin e masave që ka marrë në kuadër të shtimit të fluksit të qytetareve dhe sezionit turistik në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Policia Kufitare mësohet se në bashkëpunim me DTI po punojne për mbajtjen në gjendje pune të sistemit TIMS në të gjitha PKK dhe sidomos në ato me fluksin më të madh. Janë shtuar postet e punës në PKK me fluksin më të madh si, Morinë, Muriqan, Qafë Thanë, Kapshticë, Kakavijë, Qafe Botë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë dhe për mbulimin me punonjës me orar të zgjatur.

“Në të gjitha stacionet e PKM, ku ka plazhe punonjësit e PKM kryejnë edhe detyra të policisë së rendit. Njësia e lëvizëshme territoriale e Kufirit dhe Migracionit (DELTA), ka vënë në gatishmëri në interes të sigurisë në kufi dhe në plazhe, personelin dhe mjetet ne përdorim. Në pikat e kalimit kufitar me fluksin më të madh, janë shtuar 55 poste pune të kompletuara me personel dhe punohet me sistem 12 orësh” thuhet ne njoftimin e policise.

Gjithashtu, Policia e Shtetit pohon se “për muajin qershor 2014">2014 kane hyrë/dalë nëpërmjet PKK-ve 1261624, shtetas dhe 362185 mjete, ne krahasim me qershor 2013">2013, me 1022294, shtetas dhe 331304 mjete. Për muajin korrik 2014">2014 kane hyrë/dalë nëpërmjet PKK-ve 1774631 shtetas dhe 485000 mjete, ne krahasim me korrik 2013">2013 me 1704640 shtetas dhe 425722 mjete”.

Në periudhën 01-15 gusht 2014">2014 është përballuar një fluks 1418686 shtetas dhe 360133 mjete, ne krahasim me te njëjtën periudhe te vitit 2013">2013 me 1346134 shtetas dhe 306550 mjete, ndersa në periudhën, 1 janar deri 15 gusht 2014">2014 kanë hyre/dalë nëpërmjet PKK-ve 9232850, shtetas dhe 2632822, krahasuar me vitin 2013">2013, me 9138867 shtetas dhe 2284304 mjete. /albeu.com/




Shtuar më 16/08/2014, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori