Policia vijon operacionin për mbrojtjen e territorit të Shqipërisë ka gjatë ditëve të fundit janë
evidentuar 231 ndërtime pa leje, për të cilat janë
proceduar penalisht 232 persona.
“Për 25 shtetas, është marrë masa e arrestit në flagrancë, 130 shtetas janë
proceduar në
gjendje të lirë dhe 7 shtetas janë shpallur në kërkim. Vetëm gjatë ditës së djeshme, strukturat e Policisë së Shtetit kanë
evidentuar 76 ndërtime të paligjshme në të gjithë territorin e vendit, duke
proceduar 76 persona dhe arrestuar 4 prej tyre. Ky operacion i ndërmarrë nga strukturat e Policisë së Shtetit do të vijojë me të njëjtin angazhim, duke ushtruar një kontroll të plotë në të gjithë territorin e vendit, me synim parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit”, tha ne një deklarate për mediat, drejtori i Rendit Publik Gjovalin Loka.
Në vijim ai shtoi se Policia e Shtetit është e vendosur të përmbushë misionin dhe detyrat e saj në mbrojtje të territorit dhe mjedisit të vendit, në mbrojtje të interesit të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, duke vendosur para drejtësisë të gjithë ata persona, të cilët janë përfshirë në një veprimtari të tillë kriminale.
Rastet e evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe janë si më poshtë:
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë
evidentuar 64 raste të ndërtimeve pa leje, janë
proceduar 64 persona, nga të cilët 7 janë arrestuar në flagrancë, 53 prej tyre ndiqen në
gjendje të lirë dhe 4 shtetas janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë
evidentuar 35 raste të ndërtimeve pa leje, janë
proceduar 34 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 28 prej tyre ndiqen në
gjendje të lirë, ndërkohë q ë në një rast po punohet për identifikimin e pronarit të objektit.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë
evidentuar 29 raste të ndërtimeve pa leje, janë
proceduar 29 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 28 ndiqen në
gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë
evidentuar 25 raste të ndërtimeve pa leje, janë
proceduar 25 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 23 prej tyre ndiqen në
gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë
evidentuar 10 raste të ndërtimeve pa leje, janë
proceduar 10 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 9 ndiqen në
gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë
evidentuar 9 raste të ndërtimeve pa leje, janë
proceduar 9 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 7 prej tyre ndiqen në
gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë
evidentuar 7 raste të ndërtimeve pa leje, janë
proceduar 7 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar dhe 5 ndiqen në
gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë
evidentuar 3 raste, për të cilët ndiqen në
gjendje të lirë 3 shtetas.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë
evidentuar 15 raste të ndërtimeve pa leje, janë
proceduar 15 persona, të cilët ndiqen në
gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë
evidentuar 20 raste të ndërtimeve pa leje, janë
proceduar 20 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar, 15 prej tyre ndiqen në
gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë
evidentuar 11 raste të ndërtimeve pa leje, janë
proceduar 12 persona, të cilët ndiqen në
gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë
evidentuar 3 raste të ndërtimeve pa leje, janë
proceduar 3 persona, nga të cilët 2 ndiqen në
gjendje të lirë dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.
Shtuar më 29/08/2014,
ora 14:34