Policia maqedonase përgënjeshtron pohimet se persona të armatosur nga Kosova ka hyrë në fshatin Kondov&
Albeu.com
Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka përgënjeshtruar deklaratat se një grup i personave të armatosur të Kosovës para disa ditësh ka hyrë në fshatin Kondovë të Shkupit për të ndihmuar në strehimin e Agim Krasniqit, të cilin organet gjyqësore maqedonase e akuzojnë për shumë vepra penale. Komentet e policisë vijnë pas disa shkrimeve në mediat e Maqedonisë se para disa ditësh në Kosovë kishte arritur njësiti special "Kobra" i Armatës Kombëtare Shqiptare. QIK
Shtuar më 22/07/2005, ora 16:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori