Policia maqedonase interesohet per aktivitetet e Keshillit organizativ te shqiptareve
Albeu.com
Këshilli i organizatave joqeveritare shqiptare ka reaguar ashpër të martën ndaj kërcënimeve të cilat, siç thonë, u janë bërë ditë më parë krerëve të Lidhjes Demokratike Shqiptare ...... të Gostivarit (LDSH), në vendkalimin kufitar Maqedoni-Serbi në Tabanoc. Përfaqësuesi i Këshillit, Ibrahim Koça, tha se të arrestuarit, të cilët për disa orë kanë qëndruar në stacionin e policisë, janë provokuar dhe fyer në mënyrë të rëndë nga ana e forcave të sigurimit.
“Me datë 28 prill janë ndaluar kryetari i kësaj organizate, Hajredin Kaza dhe koordinatori Baki Sulejmani. Në zyrat e policisë janë mbajtur nga ora 12 e 40 deri në ora 16 e 50 minuta. Policia është interesuar për aktivitetet e tyre në Këshill, për anëtarët tjerë të Këshillit dhe për aktivitetet tjera që i ndërmer kjo organizatë”, theksoi Koça.
Koça tha se Këshilli i OJQ-ve kërkon nga organizatat për mbrojtjen dhe liritë e të drejtave të njeriut dhe faktorit ndërkombëtar në vend të dënojnë aktet si ky dhe të ndikojnë që të njëjtat të mos përsëriten.
“Këshillit të OJQ-ve shqiptare çdo ditë e më shumë po i bashkangjiten organizata tjera shqiptare”, tha Koça duke ripërësitur se përgatitjet për mbajtjen e protestës janë në përfundim e sipër.
“Ashtu siç u paralajmërua, protesta do të mbahet ditën e hënë, me datë 10 maj, me fillim në ora 13.00’’, njoftoi ai duke përsëritur qëndrimin se Këshilli nuk kërkon mbështetje nga asnjë parti politike në vend. Ndryshe, Koça tha se Këshilli i OJQ-ve kërkon nga organizatat për mbrojtjen dhe liritë e të drejtave të njeriut dhe faktorit ndërkombëtar në vend të dënojnë aktet si ky dhe të ndikojnë që të njëjtat të mos përsëriten.
Shtuar më 04/05/2010, ora 17:13
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori