Policia maqedonase akoma mban te rrethuar fshatin Brodec
Albeu.com
Autoritetet maqedonase nuk kane perjashtuar mundesine qe numri i personave te vrare gjate incidentit ne Tetove te jete me i madh se 6. Nderkaq KOPU i UÇK ka bërë të ditur sot se nga përleshjet e së mërkurës janë vrarë 6 pjestarë të policisë speciale maqedonase.Fshati Brodec ne Maqedoni ku mbeten te vrare 6 shtetas shqiptare eshte ende i rrethuar nga forca te shumta policie per te mbajtur nen kontroll situaten dhe per te mos lejuar incidente te tjera.

Nderkaq Ministria e Punëve të Brendshme pritet te prezantojë sot armët e konfiskuara gjatë aksionit "Stuhia Malore". Prezantimi, do të mbahet edhe prani e atasheve policore të përfaqësive të huaja diplomatike në vend. Nderkaq ministrja Gordana Jankullovska do të takohet edhe me një pjesë të pjesëtarëve të Njësisë për nderhyrje të shpejtë, që morën pjesë në aksionin në Malësinë e Tetovës. Autoritetet maqedonase nuk kane perjashtuar mundesine qe numri i personave te vrare gjate incidentit ne Tetove te jete me i madh se gjashte.

Nderkaq Këshilli Organizativ Politiko-Ushatarak i UÇK-së ka bërë të ditur sot nëpërmjet një komunikate se nga përleshjet e së mërkurës janë vrarë 6 pjestarë të policisë speciale maqedonase dhe janë shkatrruar mjete tjera luftarake transportuese, por policia fsheh te dhenat. (news24)
Shtuar më 09/11/2007, ora 20:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori