Policia malazeze shoqëron 8 peshkatarë
Tetë peshkatarë nga rrethi i Malësisë së Madhe janë ndaluar të mërkurën nga policia kufitare malazeze, teksa po peshkonin me varkat e tyre në ujërat e shtetit fqinj.

Ndalimi i tyre është bërë në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, në kufirin mes Hanit të Hotit dhe doganës malazeze. Në Malin e Zi është ndaluar kategorikisht gjuetia e peshkut nga data 1 prill deri më 1 maj, për shkak të shumimit të peshqve. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2012, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori