Policia: Makina e Shullazit ishte shitur nga kuvendi
Pas publikimit të medias së lajmit se Emiliano Shullazi lëvizte me një makinë të Kuvendit të Shqipërisë, ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Tiranës e cila, me anë të një deklarate është shprehur se makina më të cilën po lëvizte Shullazi dhe shoku i tij nuk ishte më pronë e Kuvendit.

Sipas policisë ajo ishte shitur para disa kohësh nga ky institucion dhe shitja ishte bërë me ankand.

“Automjeti me targë TR.2703 L, nuk është pronë e Kuvendit të Shqipërisë, pasi më datë 19 Shtator 2011 shtetasi Besnik Dogushi, ka blerë këtë automjet me ankad nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit”, thuhet në këtë deklaratë.

Sipas policisë Dogushi e ka lënë makinën për shitje në një pikë servisi, ku Shullazi e ka blerë, duke e përdorur më pas pa ndryshuar pronësinë.
“Gjatë deklarimeve të dhëna në polici, shtetasi Besnik Dogushi thekson se, automjetin me targë TR.2703 L e ka lënë për t’a shitur në servisin e Mercedez Benz në Laprakë dhe më pas këtë automjet e ka blerë në këtë servis, shtetasi Emiljano Shullazi, pa kryer ende veprimet ligjore për ndërrimin e pronësi”, theksohet më tej.

Dy personat janë arrestuar dy ditë më parë pasi në makinë me të cilën ata lëviznin kishte armë. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori