Policia leter PS-se: Te lirohet bulevardi, zhvendosni greven ne ambient tjeter
Albeu.com
Policia e Tiranës i ka kërkuar sot për herë të tretë Partisë Socialiste të lirojë bulevardin kryesor të Tiranës, pasi çadrat e ngritura para kryeministrisë, kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Pas dy letrave zyrtare të dërguara ditët e fundit nga Drejtori i Policisë Tonin Vocaj, i cili u ka bërë me dije drejtuesve të protestës se po kryejnë vepër penale me bllokimin e trafikut, policia e Tiranës i ka sugjeruar sot Partisë Socialiste të zhvendosë grevistët në një ambient tjetër për të liruar rrugën e kalimit të automjeteve në boulevard. “Do të garantojmë sigurinë e grevës në çfarëdo ambienti tjetër që të zgjidhni, por kërkojmë zhvendosjen e personave dhe të çardave nga aksi kryesor i qarkullimit në kryeqytet. Bllokimi pa leje dhe pa njoftim paraprak ka përkeqësuar ndjeshëm trafikun rrugor në Tiranë”, është shprehur policia në shkresën drejtuar shtabit të Protestës së partisë Socialiste.
Shtuar më 03/05/2010, ora 21:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori