Policia Kufitare ka shpëtuar një 50-vjeçar që
lundronte me varkë në
liqenin e
Pogradecit.
Pas marrjes së njoftimit në orën 07:55 nga Patrulla e Përgjithshme e Policisë së
Pogradecit, për një shtetas që
lundronte me varke, i cili kërkonte ndihme në brendësi të liqenit, brenda pak minutash ka shkuar mjeti lundrues i SPKM-Pogradec.
Policia Kufitare e ka nxjerrë prej aty 50-vjeçarin me inicialet Y.B., thuajse pa ndjenja dhe e transportoi me ambulance ne spitalin e
Pogradecit. Atij menjëherë iu dha ndihma mjekësore. Bluzat e bardha thonë se është jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2017,
ora 13:24