Njësia Delta Forcë dhe
policia kufittare kanë shpëtuar sot shtatë persona nga mbytja. Në operacionin e parë strukturat e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, pas njoftimit të marrë se një
mjet sportiv tip “Skaf” po rrezikohej të mbytej për shkak të detit të trazuar në afërsi të vendit të quajtur “Shën Vasil” bënë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e mjetit
lundrues “RIO” si dhe drejtuesin e tij shtetasin Roven Abazaj, i cili nuk ka pasur probleme për shëndetin.
Gjithashtu pas njoftimit të marrë nga shërbimet e Policisë
Kufitare në Stacionin që ndodhet në fshatin Dhërmi nga disa persona, se të afërm të tyre ishin larguar me një
mjet lundrues pa motor (pedalon) rrezikoheshin të mbyteshin, janë angazhuar menjëherë në një operacion kërkim-shpëtimi dhe mbas kërkimeve të kryera është bërë i mundur gjetja dhe shpëtimi i shtetasve:
• Behar Fazlliu, 20 vjeç
• Rilind Idrizi, 20 vjeç
• Besar Berisha, 20 vjeç
• Shkumbin Abazi, 20 vjeç, studentë nga Kosova.
Ata janë shoqeruar në tokë tek të afermit e tyre pa probleme shëndetesore.
Ndërsa në fshatin Jal, një
mjet i Strukturave të Policisë
Kufitare ka bërë të mundur shpëtimin e dy pushuesve me shtetësi dhe kombësi belge të cilët kishin dalë me një
mjet lundrues pedalon.
Shtuar më 31/07/2014,
ora 13:12