Policia kqyr kamerat e sigurisë të gjithë muajit pas grabitjes në Kamëz
Autori i armatosur i ngjarjes në Kamëz mbetet ende i paidentifikuar. Mësohet se uniformat blu kanë sekuestruar nga serveri pamjet e kamerave të bizneseve për të gjithë periudhën një mujore.

Vendimi për sekuestro erdhi pas dëshmisë së një prej punonjësve, se disa ditë më parë kishte vërejtur një person të dyshimtë në derën e jashtme të supermarketit dhe tek pjesa e tunelit të pallatit.

Në dy filmimet e reja të kamerave të siguruara nga Televizioni Klan, konstatohet se autori ka ardhur nga Rruga Viena, në pjesën mbrapa pallatit dhe është larguar nga i njëjti drejtim pas 1 min e 30 sekondash.

Burime nga Komisariati numër 5 bëjnë me dije se zona e drejtimit të largimit të autorit është me shumë rrugica të pa ndriçuara dhe që të lidhin me Laknasin. /albeu.com/




Shtuar më 18/06/2016, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori